“Me Korenë Veriore do të bisedojmë deri kur të bie bomba e parë”

19:07 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka këmbëngulur se Presidenti Donald Trump dëshiron që të “mposht” Korenë Veriore përmes diplomacisë.

“Diplomacia do të vazhdojë deri kur të bie bomba e parë”, tha Tillerson për CNN, transmeton portali arbresh.info

Ai shtoi se sanksionet dhe diplomacia kanë sjellë një unitet të paparë ndërkombëtar kundër programit të armëve bërthamore të Koresë Veriore.

Gjatë muajit të kaluar, Trump tha se Tillerson “nuk duhej të humbiste kohë për të biseduar me Kim Jong-un”.

Në shtator Koreja Veriore ka sfiduar opinionin ndërkombëtar duke e kryer testin e gjatë bërthamor dhe duke nisur dy raketa mbi Japoninë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme