Këtë vit, do t’i çojmë para akrepat e orës, të dielën e 28 marsit.
Dhe nga ky moment, ditët do të jenë më të gjata. Por a do të jetë kjo hera e fundit që do ta bëjmë këtë? A do të ndalet ky ritual dhe ora të mbetet e njëjtë në vijimësi?
Vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, do të duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë.
BE ka abroguar detyrimin për shumë vende anëtare që të kalojnë nga një orë në tjetrën.
Çdo shtet do të vendosë nëse do të qëndrojë me orën diellore apo do të miratojë orën ligjore.
Brenda vitit 2021, shtetet duhet të zgjedhin. Bëhet fjalë sidoqoftë për një vendim paradoksal në disa aspekte, pasi mund të ketë një Evropë të ndarë në fasha orare të ndryshme.
Mundësia për të pasur më shumë dritë në dispozicion është mbi të gjitha në avantazh të vendeve të Evropës Jugore, në Evropën Veriore, në të kundërt, ditët gjatë verës janë më të gjata për shkak të afërsisë me polin e veriut.
Në Finlandë, në ditët më të gjata, dielli lind para orës 4 të mëngjesit dhe perëndon thuajse në orën 23.00.
Ndërkohë, Italia duket se e ka marrë një vendim dhe debatet janë ndezur.
Italia i ka thënë jo qëndrimit në një fashë të caktuar orare dhe do të mbajë në fuqi ndryshimin e orës.
Qeveria italiane ka depozituar tashmë në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur situatën aktuale, pa ndryshime.
Franca në anën tjetër ka vendosur të abrogojë kalimin nga ora ligjore në atë diellore dhe anasjelltas.
Por ndërkohë janë të shumta vendet e BE-së që ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë.
Ndryshimi i orës nga ajo diellore në ligjore është bërë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, duke reduktuar kështu konsumin.
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...