Me duar të thata mbyti leopardin, kafsha e egër ia sulmoi gruan dhe djalin – bëri të pamundurën që t’i mbrojë

17:53 | 27 Shkurt 2021
S D

Rajagopal Naik nga India, ka arritur ta mbyt me duar të thata një leopard që e kishte sulmuar.

Gjithçka ndodhi në rajonin Hasan, kur po kthehej me motoçikletë në shtëpi së bashku me gruan dhe djalin.

Kafsha e egër ishte shfaqur para tij, papritmas pasi ishte fshehur në shkurre dhe menjëherë i ishte vërsulur.

 

 

Ai filloi t’ia kafshojë këmbën djalit të tij e më pas i ishte vërsulur edhe gruas – e duke parë se nuk kishte alternativë tjetër vendosi të ballafaqohet me të.

Rajagopali e kapi për fyti leopardin dhe filloi ta godet me bërryl në kokë. Pavarësisht se leopardi nuk dorëzohej, burri nga India nuk e lëshoi derisa e neutralizoi.

Ngufati kafshën e egër, por Rajagopal nuk shpëtoi lehtë – pësoi lëndime në kokë. E banorët lokalë nuk u besonin syve kur e panë burrin të mbuluar në gjak

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme