Ani pse është bërë kërkesa qëkur administrata Obama ishte në pushtet, procesi i ekstradimit të liderit të lëvizjes gyleniste është duke u zvarritur, kështu të paktën pretendojnë turqit.
Mirëpo, Ankaraja shpreson që Uashingtoni do të ndërrojë mendje me dëshmitë e reja që e lidhin Fetullah Gülenin me tentim grushtshtetin e 15 korrikut të 2016, transmeton portali arbresh.info.
Sipas autoriteteve turke anëtarë të FETÖ-s janë infiltruar në ushtri, që nga gjeneralët deri tek oficerët e thjeshtë të cilët janë prapa puçit ushtarak ku mbetën 250 persona të vdekur.
Dëshmia e re e folur nga Ministri i Drejtësisë Abdullhamit Gül të premten nuk u zbulua, por ka të ngjarë të jetë një thirrje telefonike kritike midis një të dyshuari të puçit dhe një prej ndihmësve të Gülenit në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, në natën e përpjekjes së grushtit të shtetit, që u zbulua më parë në media.
Zyrtarët e SHBA thjesht treguan se po shqyrtonin materialet e dërguara nga Turqia. Gül tha se do të thërriste homologun e tij amerikan Jeff Sessions
Të mërkurën, mediat turke raportuan se hetuesit gjetën lidhje midis Hakan Çiçek dhe Abdullah Bayram. Çiçek, i cili ishte në mesin e civilëve të kapur në një bazë ushtarake në zemër të përpjekjes së grushtit të shtetit, është një njeri me pikë për FETÖ sipas prokurorëve. Bayram është një anëtar i lartë i FETÖ pranë Gülenit dhe gjoja organizon takimet e tij në kompleksin e Gülenit në Pensilvani me vizitorë jashtë vendit./Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...