Ekuadori të martën njoftoi se do të largohet nga OPEC më 1 janar në përputhje me qëllimet e qëndrueshmërisë fiskale të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate në Twitter nga Ministria e Burimeve dhe Energjisë, Ekuadori do të vazhdojë marrëdhëniet e tij të mira me vendet e OPEC-ut.
Një komunikatë zyrtare nga ministria theksoi se Ekuadori do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e tregjeve të naftës dhe shtoi se OPEC, që nga themelimi i tij në vitin 1960, gjithmonë kanë përfituar të gjithë, qoftë prodhuesit apo konsumatorët.
Ekuadori iu bashkua OPEC-ut në vitin 1973, por u tërhoq nga organizata në dhjetor të vitit 1992, sepse ngurronte të paguante tarifën vjetore të anëtarësimit prej 2 milionë dollarë.
Katari u largua nga OPEC në janar të vitit 2019 për t’u përqendruar në gazin natyror në vend të naftës.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...