McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht 847 restaurantet e saj në Rusi, duke përfshirë vendndodhjen ikonë të Sheshin Pushkin.
Vendimi është marrë si formë ndërshkimi për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Mbyllja e restoranteve të McDonald’s do të ketë gjithashtu një rëndësi simbolike në Rusi, ku lokacioni i parë që u hap, në qendër të Moskës në vitin 1990, u bë simbol i lulëzimit të kapitalizmit amerikan me rënien e Bashkimit Sovjetik.
Megjithatë, kompania do vazhdojë të paguajë pagat për 62 mijë punëtorët e saj në Rusi.
McDonald’s u hap në Sheshin Pushkin 32 vjet më parë teksa Bashkimi Sovjetik po shembej.
Ai restorant i ri përfaqësonte tensionet e shkrirjes së Luftës së Ftohtë në një kohë kur disa të rinj rusë ishin të dëshpëruar të vishnin xhinse dhe të dukeshin si amerikanët.
Nga gati 850 vendndodhjet ruse të McDonald’s, 84% janë në pronësi të kompanisë. Pjesa tjetër operohet kryesisht nga ekskluziviteti me bazë në Moskë, Rosinter Restaurants Holding./reuters/arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet