Google ADS

Mbytet anija e mallrave në Japoni, nuk dihet fati i marinarëve

08:12 | 25 Janar 2023
E.H

Të paktën 18 marinarë janë shpallur të humbur pas mbytjes së një anije mallrash në Japoni, shumë pranë prefekturës së Nagasakit.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet japoneze, anija me flamur të Hong Kongut kishte lëshuar sinjalin e alarmit për një defekt, po nuk mundi të rezistonte deri në mbërritjen e ndihmës.

Në momentin e mbytjes anija ndodhej 110 km larg ishullit Danjo, ndërkohë që brenda saj ishin 22 anëtarë të ekuipazhit.

Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur nga roja bregdetare në bashkëpunim me ndihmën nga ajri për gjetjen e të mbijetuarve, pavarësisht kushteve klimaterike jo shumë të mira./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme