Kryeministri Italian Giuseppe Conte deklaroi se masat e marra nga qeveria për të luftuar emergjencën e koronavirusit, edhe pse mjaft të ashpra, treguan se qenë të domosdoshme, pasi falë tyre sipas tij u arrit të shmangej kolapsi I sistemit.
Për këtë arsye, mbyllja e shkollave dhe aktiviteteve tregtare do të zgjatet, u shpreh ai. Në Itali një ditë më parë u shënuan 475 vdekje të reja brenda 24 orëve, një bilanc që theu edhe rekord ditor të Kinës, vendit ku u shfaq për herë të parë koronavirusi. Por nga sa pohojnë autoritetet italiane, pati dhe një boom të shëruarish, 1.084, që do të thotë 37% më shumë sesa të martën.
Të prekurit janë 28.710. Masat aktuale u lejojnë italianëve të udhëtojnë vetëm për punë, për arsye shëndetësore ose emergjenca dhe janë në fuqi deri më 3 prill. Shumica e dyqaneve, përveç atyre që shesin ushqime dhe barna, duhet të mbeten të mbyllura deri në 25 mars. Deri tani, Italia ka mbi 2,900 të vdekur, ndërsa Kina – popullsia e së cilës është 23 herë më e madhe se e Italisë –raportoi për rreth 3,200 të vdekur. Në Kinë ndërkohë nuk është regjistruar më asnjë rast infektimi brenda kufijve’ 34 persona të prekur kishin ardhur të gjithë nga jashtë dhe janë vendosur menjëherë në karantinë.
Në përgjithësi, në vendet aziatike po shënohet një rënie e nivelit të infektimeve të brendshme. Por vende si Koreja e Jugut, Kina dhe Singapori janë duke u përballur me një valë të dytë të koronavirusit, e cila është shkaktuar nga njerëz që e importojnë atë nga jashtë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...