Një sindikatë që përfaqëson mijëra punonjës të sistemit të kontrollit ajror në Shtetet e Bashkuara ka paditur sot në gjykatë qeverinë federale.
Padia thotë se pamundësia për të paguar punonjësit gjatë mbylljes së tejzgjatur të qeverisë amerikane, mund të rrezikojë sigurinë e pasagjerëve.
Në padinë e paraqitur në një gjykatë federale në Uashington D.C., Shoqata e Kontrollit të Trafikut Ajror shprehet se mohimi i rrogës së punonjësve është shkelje e të drejtave të tyre kushtetuese.
“Amerika i do kontrollorët e trafikut ajror të fokusuar në uljen e sigurtë të aeroplanëve dhe në monitorimin e rrugëve ajrore të Amerikës, dhe jo të shpërqëndruar nga çështje financiare dhe nga ankthi i pasigurisë financiare”, shkruhet në padi.
Deri më tani, janë njoftuar të paktën tre padi gjyqësore të paraqitura nga sindikata që përfaqësojnë punonjësit federalë të qeverisë amerikane.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin