Aeroporti i Nju Jorkut, John F. Kennedy është mbyllur përkohësisht për shkak të reshjeve të mëdha, akullit dhe erërave të forta në këtë zonë, sipas Administratës së Aviacionit Federal (FAA), transmeton portali arbresh.info
Aeroporti, i cili pezulloi të gjitha operimet pak pas orës 11:00 të kohës lokale, pritet të rihapet rreth orës 15:00 në kohën lokale amerikane, thonë zyrtarët e FAA.
Mbyllja e përkohshme erdhi pasi erëra të forta dhe dëbora e madhe në verilindje të SHBA-së, bënë që të mbyllen shkollat dhe zyrat e qeverisë, duke lënë dhjetëra mijëra pa energji dhe duke vonuar udhëtimet.
Prej ditësh Shtetet e Bashkuara janë përfshirë me temperatura arktike dhe borë të madhe./Arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg