Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij do të zbatojë një bllokim të plotë duke filluar nga 29 prilli deri më 17 maj për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve në Ankara pas një takimi të kabinetit presidencial, Erdoğan tha se të gjitha vendet e punës do të pezullojnë aktivitetet e tyre gjatë kufizimeve, përveç atyre të përjashtuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Ne duhet me shpejtësi të zvogëlojmë numrin e rasteve ditore në më pak se 5 mijë, përndryshe do të përballemi me pasojat në çdo fushë, nga turizmit te tregtia dhe arsimi”, tha ai.
Presidenti turk po ashtu theksoi se të gjitha udhëtimet ndër-qytetore do të duhet të posedojnë leje, ndërsa transporti publik do të funksionojë me një kapacitet prej 50 për qind.
Erdoğan njoftoi se arsimi ballë për ballë në të gjitha institucionet, përfshirë në kopshte dhe çerdhe, do të mbetet i pezulluar dhe të gjitha provimet do të shtyhen.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi 37.312 raste të reja me COVID-19, përfshirë 2.716 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4.6 milionë.
Po ashtu edhe numri i viktimave është rritur në 38.711, përfshirë 353 viktima të reja.
Të paktën 48.027 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në mbi 4.1 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet turke kanë kryer mbi 46.15 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 268.893 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i pacientë të prekur nga COVID-19 në gjendje kritike është 3.563.
Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19 dhe deri më tani ka administruar mbi 21.52 milionë doza, ndër të cilat 8.18 milionë janë persona që kanë pranuar të dy dozat e vaksinës.
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...