Ndërkohë që reaktori “Muehleberg” do të ndalojë prodhimin e energjisë pas 47 vitesh funksionimi, katër impiante të tjera bërthamore do të vazhdojnë të funksionojnë.
Mbyllja u transmetua live nga dhoma e kontrollit të impiantit përmes transmetuesit publik SRF, transmeton koha.mk
Në vazhdën e katastrofës bërthamore në vitin 2011 në impiantin e Fukushimas ”Daiichi”, në Japoni, Zvicra vendosi të mos ndërtojë asnjë reaktor të ri bërthamor.
Siguruesi i energjisë BKW, që operon “Muehleberg”-un, vendosi të mbyllë impiantin e tij sepse modernizimi i nevojshëm teknik për zgjatjen e jetëgjatësisë së reaktorit do të kishte qenë tepër i kushtueshëm.
Zarife Asllani i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Kuvendi i Koso...
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United