Banorët e Madridit do të ndalohen të largohen nga qyteti pa nevojë, ndërsa vizitorët e huaj gjithashtu do të ndalohen të hyjnë në qytet për arsye të panevojshme.
Kjo ka ardhur si pasojë e masave të reja kundër koronavirusit që u shpallën nga qeveria spanjolle, transmeton portal arbresh.info
Masa të reja janë planifikuar edhe për nëntë qytete të tjera.
Ministri i Shëndetësisë Salvador Ilya tha në një konferencë shtypi se masat e reja do të hynin në fuqi në ditët në vijim, por ai nuk specifikoi se kur, raporton Reuters.
Sipas rregullave të reja, njerëzit do të lejohen të shkojnë nga komuna në komunë vetëm për arsye pune, shkolle, mjekimi ose për të bërë pazar.
Është planifikuar gjithashtu që puna e bareve dhe restoranteve do të kufizohet në 11 pasdite, në vend të orës 1 të mëngjesit si më parë, dhe parqet publike dhe terrenet e lojërave do të mbyllen.
Gjithashtu, nuk do të lejohe në takime më shumë se 6 persona.
Kreu i shërbimit shëndetësor rajonal, Enrique Ruiz Escudero, tha se autoritetet lokale nuk ishin dakord me vendimin për të mbyllur Madridin dhe se vendimi nuk ishte ligjërisht i vlefshëm.
Rajoni i Madridit aktualisht është fokusi i infeksionit dhe shumica e rasteve të reja vijnë nga aty.
Madridi ka 735 raste aktive për 100,000 banorë, që është më shumë se në çdo rajon tjetër të Europës dhe dy herë më shumë se niveli kombëtar.
Asambleja Rajonale Konservatore tashmë ka futur karantinë në 45 rrethe kryesisht të varfra me një popullsi kryesisht migrante./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?