Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka njoftuar mbylljen e konfliktit mbi Malësinë e Karabakut me një marrëveshje të arritur midis vendit të tij dhe Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Aliyev njoftoi një mision të përbashkët paqeruajtës të Turqisë dhe Rusisë në Malësinë e Karabakut. Sipas marrëveshjes, tha ai, ushtarët rusë do të qëndrojnë në Malësinë e Karabakut për 5 vite dhe kjo periudhë mund të zgjatet nëse palët nuk e kundërshtojnë.
Siç parashikohet, theksoi Aliyev, Rusia do të 1.960 trupa dhe 90 automjete të blinduara të forcave të saj paqeruajtëse në vijën e kontaktit të Malësisë së Karabakut dhe në korridorin Lachin.
Më tej, Aliyev njoftoi se Kalbajar do t’i dorëzohet Bakut deri më 15 nëntor, rrethi Agdam deri më 20 nëntor, ndërsa Lachin deri më 1 dhjetor.
Presidenti azerbajxhanas e përshkroi marrëveshjen si “humbje të Armenisë”. Ai theksoi se kryeministri armen e nënshkroi marrëveshje për shkak të “grushtit të hekurt” të Bakut dhe jo me vullnetin e vetë Jerevanit.
Aliyev po ashtu tha se çlirimi i rreth 300 vendbanimeve që nga 27 shtatori dobësoi ushtrinë armene.
Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu njoftoi se Azerbajxhani dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Malësisë së Karabakut. Ai tha se këto dy vendeve sipas marrëveshjes do të qëndrojnë në pozicionet që kontrollojnë.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.
Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanse, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.
Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...