Mbyllen dy konsullata amerikane në Rusi

12:54 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Autoritetet në SHBA njoftuan Kongresin për të mbyllur 2 konsullatat në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka siguruar Associated Press, mësohet se autoritetet në SHBA-së kanë informuar Kongresin më 10 dhjetor për mbylljen e plotësishme të konsullatës në qytetin Vladivostok të Rusisë dhe për të pezulluar përkohësisht aktivitetet e konsullatës në qytetin Yekaterinburg.

Ky hap i SHBA-së për konsullatat në fjalë do të ndërmerret pasi qeveria ruse kërkoi në vitin 2017 pakësimin e diplomatëve amerikanë në vend.

Përfaqësia e vetme diplomatike do të jetë ambasada në Moskë

Pas procesit të mbylljes për të cilin nuk është caktuar datë, përfaqësuesi i vetëm diplomatik i SHBA-së në Rusi do të jetë ambasada në Moskë.

Më parë Rusia mori vendimin për mbylljen e konsullatës së SHBA-së në Saint Petersburg, pasi Washingtoni dha urdhër për mbylljen e konsullatës ruse në Seattle në vitin 2018.

SHBA ka gjithsej një staf prej 33 personash që punojnë në konsullatat në Yekaterinburg dhe Vladivostok.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme