Ministrat francezë zhvilluan një takim për të vlerësuar përgjigjen qeveritare ndaj të nxehtit.
Temperatura rekord prej 45 gradë Celsius janë parashikuar në pjesë të Frances jugore, me një paralajmërim të jashtëzakonshëm të motit.
Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha se drejtorët e shkollave dhe bashkitë kanë mbyllur 4,000 shkolla apo kanë pezulluar mësimet, duke u kujdesur për fëmijët në dhoma të ftohta, për prindërit që nuk mund të ofrojnë kujdes.
“Ne i kemi dhënë drejtorëve dhe bashkive mundësinë për të mbyllur shkollat nëse mendojnë se është gjëja e duhur dhe janë mbyllur 4,000 shkolla si dhe është ofruar ndihmë e veçantë për familjet”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Pas takimit, Philippe tha se hapat janë marrë për të mbrojtur personat më me rrezik, përfshirë të moshuarit dhe të pastrehët.
Megjithatë, ai shtoi se e gjithë popullsia duhet të marrë masa për motin.
Philippe tha se një person është mbytur një ditë përpara se të niste i nxehti dhe ministria e shëndetësisë ka paralajmëruar kundër aktiviteteve të rënda
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...