Mbyll portet dhe zgjidhet problemi. Kjo nuk është aq e lehtë sa besojnë Italia dhe vendet e tjera mesdhetare. Refuzimi i anijeve të shpëtimit që të ankorojnë në portet evropiane ka shkaktuar indinjatë në radhët e organizatave jo qeveritare që ndihmojnë emigrantët.
Politikanët italianë, francezë, spanjollë dhe maltezë vazhdojnë ndërkohë të debatojnë se kush duhet t’i pranojë njerëzit e shpëtuar nga anijet në rrezik mbytjeje në Detin Mesdhe.
Italia hoqi në janar 2018 dorë nga angazhimi i saj për të lejuar të gjithë refugjatët, azilkërkuesit ose emigrantët e “peshkuar” nga Deti Mesdhe në ujërat midis Italisë dhe Libisë.
Mandati i operacionit të ri të mbrojtjes së kufijve, Themis, i cili u publikua nga BE-ja në janar, nuk e parashikon më këtë detyrim. Ministri i ri i Brendshëm, Matteo Salvini, po e zbaton këtë politikë brutalisht.
Ai ka njoftuar se nuk do të lejojë më asnjë person në rrezik për t’u mbytur që të hyjnë në territorin italian. Njerëzit në bordin e anijeve të shpëtimit që pjesërisht financohen privatisht Salvini i quajti “mish” dhe “ngarkesë”. “Ne jemi zotër të shtëpisë sonë,” shkroi Savini në Twitter, duke kërcënuar se “kohët e mira për organizatat e refugjatëve” kanë mbaruar.
Deri tani marina italiane ka koordinuar të gjitha aksionet e shpëtimit të personave nga anijet në rrezik mbytjeje në Detin Mesdhe. Së bashku me misionet e BE-së “Themis” dhe “Sophia” marina italiane kanë shpëtuar më tepër se gjysmën e refugjatëve në Detin Mesdhe.
Ministri i Mbrojtjes, Danilo Toninelli, i cili është përgjegjës për marinën, i kundërshtoi deklaratat e Salvinit. Deri tani nuk ka pasur asnjë procedurë administrative për mbylljen e ndonjë porti, sikurse parashikohet në rast se në ndonjë anije ka të sëmurë me sëmundje infektive ose në raste rreziku terrorist.
Njohësit e të drejtës ndërkombëtare, thonë për DË se shtetet janë të detyruara të ofrojnë ndihmë për pasagjerët e anijeve në raste nevoje. Prandaj Italia, Malta, Franca dhe Spanja duhet t’i lejojnë në raste të tilla anijet që të ankorojnë në portet e tyre. Por se ç’ndodh më tej me pasagjerët, kjo nuk është e rregulluar me ligje ndërkombëtare./tch/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...