Një xhami në kryeqytetin e Finlandës është vandalizuar me grafite islamofobike në dy mëngjese të njëpasnjëshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Hasan Sahim, një administrator i xhamisë, u tha gazetarëve se “fyerje të fuqishme” kundër Islamit janë shkruar në muret e xhamisë, e cila ndodhet në periferi të zonës Mellinmaki të kryeqytetit Helsinki.
Nga Departamenti i Policisë së kryeqytetit Helsinki theksuan se incidenti po hetohet.
Në llogarinë e tij në twitter, kreu i kriminalistikës pranë departamentit policor, Jari Taponen, dënoi sulmet e fundit terroriste mbi dy xhamitë në Zelandë të Re, duke theksuar se myslimanët në Finlandë vazhdimisht vuajnë nga krimet e urrejtjes.
Një person i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linewood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, duke lënë të vrarë të paktën 49 persona.
Një nga sulmuesit e transmetoi incidentin drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...