Duke hedhur poshtë akuzat e mediave për përfshirjen e Rusisë në helmimin e supozuar si “histerike” dhe “propagandë”, Lavrov tha se Moska është e përgatitur të bashkëpunojë me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur në një konferencë shtypi bashkë me homologun e tij etiopian Workneh Gebeyehu, Lavrov vuri në dukje se Rusia fajësohet për gjithçka që shkon keq në këtë planet, transmeton portali arbresh.info. Ai vazhdoi të theksojë se nuk janë paraqitur fakte që tregojnë ndonjë përfshirje të Rusisë në helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Lavrov shtoi se furia e drejtimit të gishtit drejt Rusisë kërkonte paralele me rastin e Alexander Litvinenko. Megjithatë, ministri i jashtëm vuri në dukje se vdekja e Litvinenko, për të cilën gjithashtu është fajësuar Rusia, nuk është hetuar plotësisht.
“Ne ofruam asistencën dhe bashkëpunimin tonë, megjithatë drejtësia britanike vendosi që ata janë mbi këtë dhe ishte e mjaftueshme vetëm për të dalë me një vendim që nuk është gjithëpërfshirës”, shtoi Lavrov, duke thënë se shumë fakte të lidhura me tragjedinë janë “futur nën qilim”./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...