Mbulesa e akullt në perëndim të Antarktidës ka pësuar shkrirje dhe hollim prej një të katërtat, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti Leeds nga Britania e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të CNN, nga hulumtimi i zhvilluar nga të dhënat satelitore që shkencëtarët kanë siguruar gjatë 25 viteve, konstatohet se në disa rajonet të pjesës perëndimore të Antarktidës mbulesa e akullt është holluar 122 metra.
Andy Shepherd, kreu i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Britani, tha se në perëndim të Antarktidës mbulesa e akullt ka pësuar hollim prej një të katërtat.
Ai theksoi se shkrirja e akujve shkakton rritjen e nivelit detar, duke shtuar se shkrirja e mbulesës së akullt në perëndim dhe lindje të Antarktidës që nga viti 1992 ka shkaktuar që niveli detar në botë të rritet për 4,6 milimetra.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...