Këshilli dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje politike për një paketë që reformon legjislacionin mbi substancat e reja psikoaktive (NPS) që përdoren si alternativa ndaj drogave të paligjshme.
Mekanizmi i ri do të lejojë një përgjigje më efektive dhe më efikase të BE-së ndaj substancave të reja psikoaktive, të cilat shfaqen në tregun e BE me një ritëm të pashembullt, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe sigurinë.
Carmelo Abela, ministre për çështjet e brendshme dhe siguri kombëtare e Maltës tha se “lartësitë ligjore janë një problem në rritje për shëndetin publik në Evropë dhe janë të rinjtë më të rrezikuar. Do të jemi në gjendje të zvogëlojmë në mënyrë drastike kohën e nevojshme për të vlerësuar dhe ndoshta të vendosim për një ndalim të BE-së për substanca të reja psikoaktive,” shkruan arbresh.info.
Paketa do të ristrukturojë procedurën në nivel të BE-së për vlerësimin e efekteve të mundshme negative të një substance të re psikoaktive dhe të vendosë për një ndalim të mundshëm.
Në njoftimin për medie të Këshillit të Bashkimit Evropian thuhet se kjo procedurë tani do të jetë gati dy herë më e shpejtë se më parë.
“Gjithashtu, rregullat e reja do të zvogëlojnë më tej nga 12 deri në 6 muaj kohë për shtetet anëtare për të zbatuar vendimin e BE në nivel kombëtar.”
Paketa gjithashtu synon të përmirësojë shkëmbimin e informacionit, sistemin e paralajmërimit të hershëm dhe procedurën e vlerësimit të rrezikut në nivelin e BE-së./arbresh.info/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij