Një varr masiv me rreth 300 trupa është zbuluar në një spital në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, thanë të hënën punonjësit e Mbrojtjes Civile të Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona në fillim të këtij muaji.
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Khan Younis tha për CNN të hënën se “sot u gjetën 73 trupa ” në oborrin e Kompleksit Mjekësor Nasser, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të gjetur aty në 283. Ai pretendoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura.
“Nuk e dimë nëse janë varrosur të gjallë apo janë ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar.”, tha ai.
Më parë, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Khan Younis dhe kreu i misionit të kërkimit, Raed Saqr, i tha CNN se ata janë duke kërkuar për trupat e 400 personave të tjerë të zhdukur pasi ushtria izraelite u largua më 7 prill. Një burrë në vendngjarje tha se ende nuk e kishte gjetur trupin e djalit të tij 21-vjeçar, i cili u vra në janar.
“Nuk e kam gjetur ende. E kishim varrosur atje. Por ne nuk mund ta gjejmë atë. Dhe ne donim t’i bënim atij një varr të mirë.”
Një grua tjetër tha për CNN se kishte kaluar 10 ditë duke kërkuar për trupin e vajzës së saj, e cila ishte vrarë dhe varrosur në spital në fund të janarit, pasi një ndërtesë banimi aty pranë ishte goditur./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...