Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Adulaziz deklaroi se dënon publikimin e karikaturave me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, mbreti Selman zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në bisedë janë diskutuar marrëdhëniet e dy vendeve dhe është arritur dakordimi se është i detyrueshëm qëndrimi përballë ndaj të gjitha llojeve të terrorizmit dhe mënyrave të ekstremizmit. Mbreti saudit Selman bin Abdulaziz ka dënuar fuqimisht aktet terroriste të kryera kohët e fundit në Francë dhe Austri.
Duke vënë theksin se dënon ashpër publikimin e karikaturave në Francë me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhamed, mbreti Selman tha: “Liria e shprehjes është një vlerë morale e cila nxit respektin dhe bashkëjetesën mes njerëzve. Nuk është një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe konfliktit kulturor dhe civilizimit”.
Ky qëndrim i Francës e cila në mesin e muajit të kaluar këmbënguli në publikimin e karikaturave me përmbajtje ofenduese ndaj profetit të Islamit, shkaktuan protesta dhe reagime të ashpra të myslimanëve dhe më pas u shndërruan në akte bojkotuese ndaj produkteve franceze.
Ngjarja për të cilën reaguan shumë liderë shtetërorë nga bota islame u dënua edhe nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite më 27 tetor, por mbreti Selman nuk kishte dhënë ndonjë deklaratë deri më sot.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...