Me rastin e 20 vjetorit të kurorëzimit, mbreti maroken Muhammed VI ka falur 4.764 të burgosur, bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mes tjerash, edhe 31 të burgosurve me dënim me vdekje u është ndryshuar dënimi në burg të përjetshëm ndërsa 176 dënime me burg të përjetshëm u është ndryshuar në atë me afat. Poashtu, është ulur dënimi me burg për 2.477 të burgosur.
Në mesin e shfrytëzuesve të amnistisë janë edhe ata që janë të arrestuar në incidentet që shpërthyen në vend në tetor të vitit 2016 si dhe të dënuar për krime terroriste.
Disa janë falur edhe për shkak të problemeve shëndetësore, invaliditetit dhe moshës së shtyrë.
Mbreti Muhammed VI u kurorëzua për mbret të Marokut më 30 korrik të vitit 1999 pas vdekjes së babait të tij, mbretit Hasan i II-të.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...