Mbreti i Malajzisë, Sulltan Abdullah Riayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, ka emëruar kryetarin e përgjithshëm të Partisë Kombëtare Malajziane Indigjene (PPBM) Muhyiddin Yassin, në detyrën e kryeministrit të ri të vendit pas krizës qeveritare që ndodhi me dorëheqjen e Mahathir Mohamad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga pallati mbretëror thuhet se mbreti Sulltan Abdullah ka emëruar si kryeministër të ri të vendit, Muhyiddin Yassin.
“Yassin mund të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve në parlament”, thuhet më tej në deklaratën ku njoftohet se nesër në parlament Muhyiddin do japë betimin si kryeministër.
Mahathir Mohamad i cili dha dorëheqje si pasojë e krizës politike në Malajzi, më 14 shkurt ishte emëruar si “kryeministër i përkohshëm” nga mbreti Sulltan Abdullah.
Ditë më parë Mahathir duke folur në media lidhur me formimin e qeverisë tha se do të përpiqej të formojë një qeveri të paanshme, por se partia e tij do të mbështeste Muhyiddin nëse PPBM do ta propozonte si kandidat për kryeministër.
Pas deklaratës së Mahathir, tre partitë e Aleancës së Shpresës të ish-koalicionit në pushtet, Partia Popullore për Drejtësi (PKR), Partia Lëvizja Demokratike (DAP) dhe Partia Kombëtare Emanet (Amanah) njoftuan se kanë propozuar si kandidat Anwar Ibrahim.
Ndërkohë gjithsej 5 parti nga opozita dhe ish-koalicioni në pushtet, njoftuan mbështetjen për Muhyiddin Yassin si kandidat për kryeministër kundër Anwar Ibrahim.
Në këtë situatë u njoftua se Anwar mori mbështetjen e 92 deputetëve ndërsa Yassin mbështetjen e 97 deputetëve.
Muhyiddin Yassin i cili ka ushtruar detyrën e ministrit të Brendshëm gjatë periudhës në qeverisjen si kryeministër të Mahathir Mohamad, hyri në politikë si anëtar i Organizatës Kombëtare e Malajzianëve të Bashkuar (UMNO).
Në vitin 1986 ai u zgjodh si lider politik i rajonit Johor ndërsa në vitin 1995 në kohën kur Mahathir ishte kryeministër ai mori përsipër detyrën e ministrit të Rinisë, Sportit dhe Tregtisë së Brendshme. Në detyrën e ministrit të Brendshëm u emërua pasi koalicioni i Mahathir-it doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2018.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...