Google ADS

Mbreti i Jordanisë: Shteti palestinez, e vetmja rrugë për paqe

09:10 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i ka thënë këshilltarit të presidentit amerikan Jared Kushner që paqja që zgjatë në Lindjen e Mesme mund të vijë vetëm me krijimin e shtetit palestinez në tokën e pushtuar nga Izraeli më 1967.

Në deklaratën e pallatit thuhet se monarku është shqetësuar për planin ende sekret amerikan për t’i dhënë fund konfliktit arabo-izraelit, dhe i tha Kushner që Izraeli duhej të tërhiqej nga Bregu i pushtuar Perëndimor, transmeton portali arbresh.info.

“Lartmadhëria e tij theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe që zgjatë të bazuar në dy shtete, duke çuar në një shtet të pavarur palestinez me vijat kufitare të 4 qershorit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

Kushner po udhëheq një delegacion amerikan në Lindjen e Mesme këtë javë duke kërkuar mbështetje për një “punëtori” ekonomike në fund të qershorit në Manama, Bahrejn, në të cilën Kushner do të zbulojë pjesën e parë të planit shumë të pritur të paqes izraelito-palestinez.

Jordania është e shqetësuar se plani mund të hedh poshtë zgjidhjen e dy shteteve – formula e gjatë e SHBA dhe ajo ndërkombëtare që parashikon një shtet të pavarur palestinez së bashku me Izraelin në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme