Mbreti Adbullah II i Jordanisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten thelbësore për çdo shpresë për një zgjidhje paqësore midis Izraelit dhe Palestinës, pavarësisht kritikave të gjëra për vendimin mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
“Ne nuk mund të kemi një process paqeje apo zgjidhje pa rolin e Shteteve të Bashkuara”, tha monarku për CNN, transmeton portali arbresh.info
Në dhjetor, Jordania e ka quajtur vendimin e Trump “shkelje të të vendimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të kartës së Kombeve të Bashkuara”, ndërsa Mbreti Abdullah i ka shprehur shqetësimet e tij edhe tek zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili vizitoi Lindjen e Mesme muajin e kaluar.
“Unë do të doja që të rezervoja gjykimin, sepse ne ende presim që amerikanët të dalin me një plan paqeje”, tha ai.
Vendimi i Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, u përqafua ngrohtësisht nga izraelitët, por kjo gjë nuk ndodhi edhe me botën, pasi ky vendim u dënua ashpër.
Gjithashtu, vendimi ka shkaktuar protesta të mëdha në vendet myslimane.
“Unë mendoj se duhet t’i japim amerikanëve shansën e dytë në mënyrë që të punojmë bashkë”, tha ai.
Jordania pushtoi sektorin lindor të qytetit në vitin 1948, por Izraeli mori kontrollin në Luftën Gjashtëditore të 1967 dhe e ka zënë atë që nga ajo kohë.
Shtetet e Bashkuara e kanë parë Jordaninë si një burim moderimi dhe stabiliteti në rajon./AFP/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...