Mbreti Charles mban takimin e parë me Rishi Sunak

14:39 | 22 Shkurt 2024
K.B

Kryeministri Rishi Sunak ka zhvilluar takimin e tij të parë me Mbretin Charles që pas diagnostikimit me kancer.

Ai u ftua në Buckingham Palace ku i bëri të ditur Mbretit Charles i gjithë vendi është pas tij. Të dy shtrënguan duart dhe takimi shënon rifillimin e bisedimeve për çështjet e qeverisë.

Gjatë takimit ata diskutuan se si sëmundja e Mbretit është vënë në qendër të vëmendjes nga organizatat bamirëse, me Mbretin që i përshkruante ato si të mrekullueshme. Përpara takimit të tij me kryeministrin, Charles mbajti një takim ku morën pjesë ministra.

Takimi i fundit është e para herë që Charles ka mbajtur me Sunak që kur u zbulua se ai vuante nga kanceri. Pallati Buckingham ka bërë të ditur se ndonëse Mbreti ka ndaluar së kryeri angazhimet publike gjatë trajtimit të kancerit, ai po vazhdon detyrën e tij si kreu i shtetit.

Sëmundja është kapur që në fazat e para ndaj edhe ky fakt jep shpresë që monarku 75-vjeçar do të shërohet shpejt. Më 6 shkurt, Buckingham Palace njoftoi se Charles, 75 vjeç, ishte diagnostikuar me kancer. Dalja e parë publike e Charles që nga diagnoza ishte kur mori pjesë në një shërbim kishtar së bashku me Mbretëreshën Camilla në kishën e Shën Marisë Magdalenës në Anglinë lindore më 11 shkurt./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme