Trashëgimtari i fronit, Charles e ka falënderuar publikun për mesazhet ngushëlluese me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, e cila ka qenë edhe nëna e tij.
Mbreti i ri i Britanisë tha se ai dhe gruaja e tij Camila janë emocionuar thellë nga mesazhet, shkruan Cnn.
“Gjatë dhjetë ditëve të fundit, unë dhe gruaja ime jemi prekur thellë nga mesazhet e shumta ngushëllimi dhe mbështetjes që kemi marrë nga ky vend dhe mbarë bota. Në Londër, Edinburg, Hillsborough dhe Cardiff, ne u prekëm jashtë mase nga të gjithë ata që morën mundimin të vinin dhe të bënin respekt për shërbimin e përjetshëm të nënës sime të dashur, Mbretëreshës së ndjerë. Ndërsa ne të gjithë përgatitemi për t’i dhënë lamtumirën tonë të fundit, doja thjesht të përfitoja nga ky rast për të falënderuar të gjithë ata njerëz të panumërt që kanë qenë një mbështetje dhe ngushëllim për familjen time dhe veten time në këtë kohë pikëllimi”.
Ky ishte mesazhi i monarkut që u publikua mbrëmë para ceremonisë së funeralit të Mbretëreshës të hënën, ku Mbreti do të udhëheqë anëtarët e familjes mbretërore pas arkivolit të matriarkut. /arbresh.info/
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...