Mbreti Salman i Arabisë Saudite njoftoi një buxhet prej 1.11 trilionë riyal saudit ($ 295 miliardë), më i madhi i mbretërisë ndonjëherë dhe tha se qeveria do të ecë përpara me reformat ekonomike.
“Jemi të vendosur të ecim përpara me reformën ekonomike, të arrijmë disiplinë fiskale, përmirësimin e transparencës dhe fuqizimin e sektorit privat”, tha ai në një fjalim televiziv.
Sipas planit ekonomik “Vizioni 2030”, i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, Rijadi po kërkon të krijojë më shumë vende pune për sauditët, por bizneset janë goditur rëndë nga rritja e taksave dhe hapa të tjerë për të ngushtuar deficitin buxhetor të qeverisë.
Në muajin Nëntor, në Rijad u mbajt edhe një konferencë ndërkombëtare investimesh, ku Arabia Saudite garantoi mbështetje për projekte në shumë vende të botës, që kapin vlerën e miliarda dollarëve./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...