Mbretëria e Bashkuar tani ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 sesa çdo vend në botë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara.
Një mesatare prej 935 vdekjeve ditore në MB përgjatë javës që shkoi ishte e barabartë me 16 njerëz në çdo million që vdes çdo ditë nga koroanvirusi, transmeton portali arbresh.info
Shifrat e përpiluara nga platforma Our e Universitetit të Oksfordit tregojnë se asnjë vend nuk e ka shkallën e vdekshmërisë së Britanisë për kokë banori.
Mbretëria e Bashkuar kaloi Republikën Çeke, e cila kishte mbajtur vendin e parë që nga 11 janari, pasi qeveria publikoi vdekjet e fundit të koronavirusit të Dielën në mbrëmje.
Shifrat e fundjavës kanë tendencë të jenë më të ulëta për shkak të një vonese në raportim, që do të thotë se numri i vdekjeve të reja ditore në Mbretërinë e Bashkuar ka të ngjarë të rritet edhe një herë kur shifrat e reja të njoftohen të hënën.
Një tjetër 671 vdekje Covid-19 e regjistruar të Dielën e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara nga virusi në MB në 89,261.
Ky është numri më i lartë kumulativ i vdekjeve në Evropë dhe renditet vetëm pas SHBA, Brazili, India dhe Meksika globalisht – të gjitha vendet kanë popullsi shumë më të lartë./arbresh.info/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë