Mbretëria e Bashkuar pritet të miratojë sanksione që synojnë financimin e Houthi gjatë ditëve në vijim, tha Rishi Sunak.
“Ne ndërmorëm hapa të mëdhenj për të adresuar këtë kërcënim ndaj sigurisë ndërkombëtare përpara se të ndërmerrnim veprime ushtarake. Ata që lavdërojnë sulmet e Houthi po lavdërojnë terrorizmin, qartë dhe të thjeshtë”, tha Sunak.
Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të hezitonte të nisë sulme të mëtejshme ajrore kundër rebelëve Houthi nëse sulmet ndaj anijeve vazhdojnë.
“Ne nuk kërkojmë konfrontim. Ne u bëjmë thirrje Houthi-ve dhe atyre që u mundësojnë të ndalojnë këto sulme të paligjshme dhe të papranueshme. Por, nëse është e nevojshme, Mbretëria e Bashkuar nuk do të hezitojë të përgjigjet sërish”, përfundoi ai./abcnews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...