Niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur nga “i konsiderueshëm” në “të rëndë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky vendim pasoi një vlerësim pas shpërthimit të ditës së djeshme në qytetin Liverpool, që vrau një person dhe plagosi një tjetër.
Ngritja e nivelit të kërcënimit u mor nga Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit (JTAC) derisa vazhdon hetimi për incidentin në Spitalin e Grave në Liverpool.
“Sot pasdite, kryeministri ka kryesuar një takim Cobra (takim të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare) dhe unë po ashtu mora pjesë në atë takim. Pikat që duhet theksuar nga ai takim është se, para se gjithash, incidenti është shpallur terrorist, policia tashmë e ka shpallur atë”, tha Priti Patel, sekretarja e brendshme britanike.
Ajo po ashtu konfirmoi se qendra JTAC ka ngritur nivelin e kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar nga “i konsiderueshëm” në “të rëndë”.
“Ka një arsye për këtë dhe kjo arsye është sepse ajo që pamë dje është incidenti i dytë brenda një muaji”, tha Patel, duke iu referuar edhe vrasjes së 15 tetorit të deputetit konservator, David Amess.
Më herët, policia tha se ka arrestuar katër persona në lidhje me shpërthimin në Liverpool.
Dje, një taksi u dogj pas një shpërthimi pasi hyri në spital rreth orës 11 paradite.
Policia tha se beson se një mjet shpërthyes u soll me taksi nga pasagjeri, i cili humbi jetën në incident.
“Në mënyrë të jashtëzakonshme shoferi i taksisë u largua nga taksia, ai po trajtohet për lëndime që ka marrë dhe tashmë është liruar nga spitali”, tha policia, duke shtuar se ata gjetën “sende të rëndësishme” në bastisjet dhe kërkimet pas incidentit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...