Qeveria britanike ka kërkuar nga Arabia Saudite të lavdërojë lidhjet bilaterale midis dy vendeve një ditë pasi sanksionoi zyrtarët e saj të lartë për abuzime të të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton e përditshmja britanike “The Independent”, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, e thirri homologun e tij saudit për të theksuar mbështetjen e Britanisë për sauditët.
Qeveria britanike vendosi të mos publikojë thirrjen, por Agjencia Saudite e Shtypit ishte më pak delikate.
Në një njoftim për media, Agjencia Saudite e Shtypit tha se zv/ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman bin Abdulaziz, dje realizoi një telefonatë me sekretarin britanik të mbrojtjes, gjatë së cilës u diskutua “partneriteti midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe përpjekjet e bëra nga të dy vendet për të përforcuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.
Më tej, në raport theksohet se Wallace “shprehu vlerësimin e vendit të tij për rolin e Arabisë Saudite në adresimin e kërcënimeve ndaj stabilitetit në rajon”.
“Wallace po ashtu afirmoi gatishmërinë e qeverisë së vendit për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes midis dy vendeve miqësore, veçanërisht në fushën e eksporteve ushtarake në Mbretëri”, thuhet në raport.
Të hënën, Britania njoftoi regjimin e parë të pavarur të sanksioneve. Ajo më parë ishte bashkuar me sanksionet e OKB-së dhe BE-së, por tani pas Brexit-it do të zbatojë sistemin e vet.
Nga 49 individët fillestarë të sanksionuar, 20 ishin sauditë të përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Khashoggi, një kolumnist për “The Washington Post”, u vra nga një grup operativësh saudit menjëherë pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018.
Të martën, Britania njoftoi se do të rifillojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite një vit pasi gjykata e apelit deklaroi se qeveria britanike veproi në mënyrë të paligjshme duke shitur armë në Mbretëri, pa vlerësuar së pari nëse ata ishin të përfshirë në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Një përmbledhje zyrtare e qeverisë zbuloi se sulmet ajrore në Jemen, të cilat shkelën ligjin ndërkombëtar humanitar, ishin vetëm “incidente të izoluara”, tha sekretari i tregtisë, Liz Truss, në një deklaratë me shkrim në parlament.
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...