Google ADS

Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur

15:17 | 20 Mars 2021
L G

Më shumë se gjysma e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar është vaksinuar tani me një dozë të parë kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e ka konfirmuar sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock.

“Jam i lumtur të njoftoj se tani kemi vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi ai.

“Vaksina është një histori suksesi kombëtar si dhe mënyra jonë për të dalë nga kjo pandemi”, tha Hancock.

Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste me coronavirus si dhe 126 mijë viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme