Ambasada britanike në Bagdad i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që të sigurohet që forcat policore të mbrojnë protestuesit, në kohën kur në vend po mbahen protesta antiqeveritare, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Protestat paqësore janë e drejtë e popullit të Irakut. Dhuna kundër protestuesve është e papranueshme”, thuhet në kumtesën e ambasadës.
“Qeveria patjetër të sigurohet që të gjitha forcat e sigurisë të mbrojnë protestuesit dhe të veprojnë në mënyrën e duhur”, thuhet gjithashtu në kumtesë.
Iraku është përfshirë nga një valë e dytë protestash që nga java e kaluar kundër korrupsionit të rrënjosur, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve themelore.
Të paktën 260 njerëz janë vrarë dhe 12.000 të tjerë janë plagosur që prej fillimit të demonstratave në 25 tetor, sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut.
Zemërimi në Irak është shfaqur vitet e fundit për shkak të rritjes së papunësisë dhe korrupsionit të shfrenuar. Shumë njerëz në vend kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore siç janë energjia elektrike dhe uji i pastër.
Sipas shifrave të Bankës Botërore, papunësia e të rinjve në Irak është rreth 25 për qind. Gjithashtu vendi renditet si i 12-të më i korruptuar në botë nga disa organizata të transparencës.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...