Mbretëresha Elizabeta II i është kthyer detyrave mbretërore katër ditë pas vdekjes së burrit të saj, Prince Philip.
Ajo organizoi të martën një ceremoni për të shënuar daljen në pension të zyrtarit më të lartë të familjes së saj, ish Lord Chamberlain Earl Peel, shkruan ITV, transmeton portal arbresh.info
Kjo është ngjarja e parë personale që Mbretëresha ka mbajtur që nga vdekja e burrit të saj, Prince Philip.
Duka i Jorkut ka thënë se nëna e tij po qëndron në mënyrë stoike dhe se familja është duke e mbështetur vazhdimisht atë.
Princi Andreë tha se nëna e tij përshkroi vdekjen e burrit të saj “si një boshllëk të madh”.
Familja mbretërore do të mbajë dy javë zi për vdekjen e Prince Philip, ndërsa anëtarët e saj do të vazhdojnë të merren me angazhimet e tyre duke iu përshtatur rrethanave.
Varrimi i Prince Philip pritet të bëhet të shtunën./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...