Princi britanik Andrew ka humbur sot titullin “Lartësia e Tij”, rolet ushtarake dhe do të përballet në gjyq me akuzat e sulmit seksual ndaj skllaves së seksit të Jeffrey Epstein, si një “qytetar privat” ka vendosur familja mbretërore.
I njohuri ndryshe si Duka i York, i nënti në radhë për fronin e Britanisë, nuk do të mund te përdorë më titujt e tij dhe do të përballet me gjyqin turpërues në SHBA, ku është ngritur padia.
Vendimi për heqjen e titujve ushtarakë të Andrew do të jetë i dhimbshëm për marinën britanike ku ai është një veteran dhe ka shërbyer edhe si pilot helikopteri në luftën e ishullit Falklands, shkruan e përditshmja vendase Daily Mail.
Zhvillimi vjen teksa një gjykatës në SHBA refuzoi tentativën e princit për të mos u gjykuar mbi akuzat e abuzimeve.
Kjo do të thotë se ai mund të përballet me ekzaminime të gjata të regjistruara në kamera, me pyetje të sikletshme për jetën e tij private apo dhe ‘organet private’, përsëri sipas Daily Mail.
Andrew ishte nxitur të zgjidhte jashtë gjyqi konfliktin me akuzuesen Virginia Roberts Giuffre ‘për hir të nënës së tij’, por zonjusha Giuffre ka refuzuar çdo alternativë.
Pallati mbretëror Buckingham Palace njoftoi vendimin e rrallë për princin Andrew me një deklaratë të lëshuar sot pasdite, e enjte 13 janar 2022.
Në të shkruhej: “Me pranimin dhe aprovimin e Mbretëreshës, lidhjet ushtarake të Dukës së York si dhe patronazhet e tij mbretërore, i rikthehen Mbretëreshës. Duka i York nuk do të vijojë të kryejë detyra publike dhe do të mbrohet në çështjen e tij si një qytetar privat”.
Princi britanik akuzohet nga Virginia Giuffre se ka bërë disa herë seks me të kur ajo ishte 17 vjeçe dhe nën tutelën e pedofilit aristokrat Jeffrey Epstein, si dhe te madamës së tij të prostitucionit Gislaine Maxwell.
I pari vdiq në paraburgim me akuza trafikimi seksual të minoreneve, ndërsa partnerja e tij që e furnizonte me vajzat e reja për trafikim pret dënimin pas përfundimit të gjyqit në SHBA.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...