Mbretëresha Elizabeth II u emërua gruaja e tretë më e admiruar e vitit 2021 në një sondazh global, duke lënë pas Oprah Winfrey.
Monarkja, 95 vjeç, është gruaja jo-amerikane e renditur më të lartë dhe e vetmja mbretërore në listë, të mbledhur nga 42 mijë anketues, transmeton portal arbresh.info
Anketa e kryer nga YouGov është zhvilluar në 32 vende.
Intervista që Oprah Winfrey bëri me Meghan Markle dhe Princ Harry, nxorri përgjigjje “bombë” rreth jetës në familjen mbretërore.
Rrëfimi i Meghan për një koment racist, mbi ngjyrën e lëkurës së djalit të saj, ngjalli diskutime të mëdha dhe ngreu shumë pikëpyetje për familjen mbretërore.
Sidoqoftë, intervista transatlantike e Meghan-it nuk e ndryshoi pozicionin e Elizabeth dhe Oprah nga viti i kaluar.
Të dyja ishin pas Michelle Obamës, e cilësuar si gruaja më e admiruar në botë për të tretin vit radhazi.
Barack Obama u emërua gjithashtu njeriu më i admiruar në botë, pothuajse pesë vjet pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Priyanka Chopra, një mike e Meghan-it, doli në vendin e 10-të, një më poshtë Malala Yousafzai (e nënta) dhe mbi Kamala Harris në vendin e 11 dhe Hillary Clinton në vendin e 12-të.
Gjetjet pasqyrojnë fuqinë e qëndrueshme të reputacionit global të mbretëreshës në një kohë kur ajo po i afrohet fundit të mbretërimit të saj, pasi kohët e fundit ka anuluar një seri vizitash kryesore personale për shkak të një shqetësimi shëndetësor.
Mbretëresha vazhdimisht shënon rezultate të larta në sondazhet në Mbretërinë e Bashkuar me të dhënat e fundit të YouGov që tregojnë se ajo është e popullarizuar në mesin e 72 për qind të britanikëve dhe e parë negativisht nga 11 për qind, duke i dhënë asaj një miratim neto prej +61 për qind.
Ajo është figura publike më e njohur në vend, e ndjekur nga Martin Luther King Jr., Barack Obama, Michelle Obama dhe bashkëshorti i saj Princi Philip./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...