Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, duke dashur të ngrejë moralin e britanikëve të prekur nga pandemia është shprehur se ‘nuk duhet humbur shpresën’.
Fjalimi u regjistrua në kalanë Windsor, rreth 40 kilometra larg Londrës, ku Mbretëresha (94) dhe burri i saj, Princi Filip (98) u tërhoqën për shkak të epidemisë së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
“Në fillim, perspektiva ishte e errët, rezultati dukej i largët dhe i pasiguritë. Megjithatë, ne besuam në gjënë e duhur dhe ia dolëm. Asnjëherë mos u dorëzohi, kurr mos e humbisni shpresën. Ky është një mesazh në ditën e fitores në Europë”, tha ajo gjatë fjalimit që u transmetua në BBC në 8 pasdite, pikërisht në kohën kur babai i saj, Mbreti George VI, foli në radio në 1945.
Ky është fjalimi i dytë i Mbretëreshës që nga fillimi i pandemisë në Britani të Madhe, që morri jetën e më shumë se 31 mijë njerëzve.
Duke përmendur ushtarët që vdiqën në luftë, mbretëresha vlerësoi se “nderi më i madh për ta është se disa vende, dikur armiq të përhumbur, tani miq, punojnë krah për krah për paqen, shëndetin dhe prosperitetin e të gjithëve”.
Në Britaninë e Madhe, për shkak të epidemisë, të gjitha ceremonitë kushtuar përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u anuluan. Britanikët ishin të ftuar të bëjnë respektin e tyre për viktimat në shtëpitë e tyre dhe të këndojnë këngën “Do të takohemi përsëri” që ushtarët kënduan në atë kohë për të ngritur moralin./arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...