Elizabeth II, sovrane e Mbretërisë së Bashkuar, është fotografuar teksa kalëronte në oborrin e Kështjellës “Windsor” për herë të parë që kur u izolua për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri (COVID-19) 72 ditë më parë, transmeton arbresh.info.
Mbretëresha 94-vjeçare, një adhuruese e kuajve të racës, u fotografua gjatë fundjavës mbi një kalush (poni) 14-vjeçar të racës Fern, quajtur Balmoral Fern.
Ajo kalëron rregullisht nëpër “Windsor”, e cila thuhet se është edhe rezidenca mbretërore e preferuar e saj. Ajo ka qëndruar atje gjatë izolimit, me bashkëshortin 98-vjeçar, Princi Philip Mountbatten, dukë i Edinburgut, si dhe pak pjesëtarëve të stafit.
Më 21 prill, mbretëresha britanike kaloi në izolim edhe ditëlindjen e saj, ndërsa afër kishte Princin Filip.
Fotot e fundit të saj në publik ishin ato të 19 marsit, kur Mbretëresha Elizabeth II po largohej nga Pallati “Buckingham” drejt shtëpisë së saj në Berkshire./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...