Mbretëresha Elizabetë konfirmon në detyrë kryeministrin e ri, Boris Johnson

17:56 | 24 Korrik 2019
A. B.

Boris Johnson është zgjedhur dje kryeministër i Britanisë së Madhe.

Pozitën e tij sot e ka konfirmuar edhe mbretëresha Elizabetë.

Johnson sot ka mbajtur fjalimin e tij të parë duke thënë se “detyra ime është ti shërbej popullit britanik”.

“Britanikët kanë pritur mjaftueshëm. Ka ardhur koha të veprojmë.”

Ai do të jetë kryeministri i 77-të i Britanisë ku për herë të parë në histori, një i tillë zgjidhet nga anëtarësia e partisë dhe jo nga deputetët apo elektorati më i gjerë britanik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme