Mbretëresha Elizabeta II në samitin e klimës: Është koha për veprim

22:58 | 1 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Mbretëresha Elizabeta II në samitin e OKB-së për klimën ka deklaruar se është koha që fjalët të kthehen në vepra.

Ajo u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë të mendojnë për brezat e ardhshëm kur negociojnë për të kufizuar ngrohjen globale, transmeton portal arbresh.info

Për shkak të kushteve shëndetësore jo edhe aq të mira, ajo u këshillua nga mjekët që të pushonte, prandaj në vend të fjalimit fizik, ajo dërgoi një video në samit.

“Shumë shpresojnë që pas këtij samiti, në librat e historisë që ende nuk janë shkruar, do t’ju përshkruajnë si liderë që nuk e humbën mundësinë; dhe se i jeni përgjigjur thirrjes së brezave të ardhshëm”, tha Mbretëresha Elizabeta II.

“Që u larguat nga konferenca si një komunitet kombesh me një vendosmëri, një dëshirë, një plan për të trajtuar ndikimin e ndryshimeve klimatike; dhe se kuptove se ishte koha për të kaluar nga fjalët në vepra”, shtoi ajo.

Samiti për kufizimet e ngrohjes globale është duke u mbajtur në Glasgow./arbresh.info/

Të ngjashme