Gjatë ditës së sotme një ngjarje ka tronditur Japoninë pasi ish-kryeministri i vendit, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri në një fushatë politike dhe si rrjedhojë vdiq në spital.
Një mori liderësh botëror kanë reaguar lidhur me rastin sikurse presidenti amerikan Joe Biden, ish-presidenti Barack Obama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, transmeton Telegrafi.
E fundit është Mbretëresha Elizabeta e Dytë e cila i ka dërguar një mesazh ngushëllimi perandorit të Japonisë.
“Familja ime dhe unë ishim thellësisht të pikëlluar kur morëm vesh lajmin për vdekjen e papritur dhe tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe”, tha ajo.
“Kam kujtime të bukura kur takova zotin Abe dhe gruan e tij gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016”.
“Dashuria e tij për Japoninë dhe dëshira e tij për të krijuar lidhje gjithnjë e më të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar, ishte e qartë”.
“Dëshiroj të përcjell ngushëllimet e mia ndaj familjes së tij dhe popullit të Japonisë në këtë kohë të vështirë”.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...