Një birrë mbretërore sapo ka dalë në treg, pasi Mbretëresha Elizabeth lançoi birrën e prodhuar nga bimët e rritura në pasurinë e saj Sandringham në Norfolk, Angli.
Dy lloje janë hedhur në treg, sipas raporteve të ndryshme të lajmeve.
E para, një e hidhur tradicionale angleze e filtruar, e cila kushton 3.99 £ për shishe sipas The Times, dhe ka 4.3% ABV. E dyta është një IPA e artë që vjen pak më e fortë me 5% ABV .
Philip nuk flinte në darkë pa konsumuar një birrë, ndaj puna e parë me të cilën Elizabeth u angazhua ishte pikërisht kjo.
Birraria Barsham do nxjerrë shishet e reja me etiketën Windsor dhe lënda e parë, si elbi organik, ashtu edhe uji i pusit janë marrë nga Sandringham, aty ku Mbretëresha dhe Princi Philip bënin pushimet./ KultPlus.com/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë