Google ADS

Mbretëresha e Britanisë heq foton e Princ Harry e Megan Markle nga Pallati Mbretëror

19:38 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka hequr një foto të princit Herri dhe gruas së tij, Megan Markëll, pas përshkallëzimit të zemërimeve brenda familjes mbretërore.

Vëzhguesit symprehtë vunë re se një foto e vendosur me krenari në sallën e pritjes të pallatit Bakingam në muajin korrik tani nuk është më aty.

Fotoja është e princit Herri dhe Megan Markëll, por fotot e anëtarëve të tjerë të familjes nuk duket se janë prekur fare.

Aty shihet ende princi Uilliam me gruan Kejt Midellton, si dhe fotoja e dy vëllezërve Uilliam dhe Herri me uniforma ushtarake. Kjo do të thotë që është hequr vetëm fotoja me Markle.

Fotoja u zhduk pak kohë pasi Herri pranoi në një dokumentar se kishte një mosmarrëveshje me të vëllain, dhe se po ndiqnin udhë të ndryshme./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme