Mbretëresha do të largohet dhe t’ia dorëzojë monarkinë Princ Charles kur të arrijë moshën 95-vjeçare, pretendon një gazetar që i njeh për së afërmi zhvillimet e familjes mbretërore britanike.
Duke folur ekskluzivisht për The Royal Beat, i disponueshëm në True Royalty TV, komentatori mbretëror Robert Jobson thotë se Diana, Princesha e Uellsit mendoi se ishte ‘më e fuqishme se Mbretëresha’ përpara intervistës së saj për BBC Panorama 1995, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu përshkruan komentet e fundit të Princit Harry në lidhje me paragjykimin e tij racor në ndërdije si ‘hipokrizi kryekëput’.
Reporteri Mbretëror i Newsweek Jack Royston vazhdon: “Unë mendoj se ajo nuk do të dëshirojë, por realisht ajo do të arrijë në një pikë ku ajo do t’ia dorëzojë gjithçka Charles-it dhe pastaj si e shikoni djalin tuaj në sy dhe i thoni se ai nuk do të jetë King?”
Komentet e Jobson vijnë pak para 25 vjetorit të intervistës famëkeqe të Diana në 1995 me Panorama të BBC./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...