U vlerësua si thyerje e protokolit mbreteror, por Michelle Obama ka zbuluar arsyen se pse i hodhi krahun Mbretëreshës së Anglisë gjatë vitit 2009.
Mbretëresha Elizabeta II i kishte hudhur krahun rreth belit ish-zonjës së parë amerikane, përderisa që të dyja qëndronin krah për krah, transmeton portali arbresh.info
Në kujtimet e saj “Becoming”, Michelle Obama tha se ajo kishin rënë dakord për një gjë të përbashkët, se që të dyja i kishin këmbët e vrara nga këpucët.
“Ne ishim vetëm dy zonja që kishim lodhur nga këpucët tona”, shtoi ajo.
Në atë kohë, përqafimi i Michelle Obamës u përshkrua nga një gazetar si gjë e jashtëzakonshme, por ajo shton se nuk ka bërë asgjë më shumë se një gjë instiktive.
Takimi u zhvillua me 1 prill 2009, kur Barack Obama bëri vizitën e tij të parë në Britani të Madhe si President i SHBA-ve dhe kur po merrte pjesë në një samit të G20-tës.
Duke e përshkruar ngjarjen, Obama tha se Mbretëresha i kishte thënë asaj që po e vrisnin këpucët.
“Më pas ajo shikoi këpucët e mia dhe unë i thashë që janë të parehatshme, dhe më pas ajo më tregoi këmbët e saj të mavijosura nga këpucët”, tha ajo./arbresh.info/
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka