Mbretëresha dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë folur në telefon për një “bashkëpunimin e ngushtë” për mposhtjen e coronavirusit dhe rihapjen e ekonomive globale.
Nuk dihet se për sa kohë foli dyshja, por Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump i uroi Mbretëreshës një ditëlindje të lumtur pasi ajo festoi ditëlindjen muajin e kaluar, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për ata që kanë vdekur gjatë coronavirusit, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Mbretëresha ka folur në telefon edhe me disa udhëheqës gjatë bllokimit të virusit, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Australisë Scott Morrison dhe Justin Trudeau të Kanadasë.
Thirrjet e kësaj natyre bëhen me kërkesë të qeverisë, në atë që njihet si “diplomaci e butë”, për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve të MB-së me aleatët e saj. / arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...