Kryeministri i ri i Sirisë, Mohamed al Bashir, i cili do të drejtojë vendin përkohësisht deri në 1 mars të 2025, ka folur për mediat pak orë pasi ju besua detyra e rëndësishme për të nisur rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta civile që zgjati 14 vite.
Inxhinieri mekanik nga Idlibi ka pranuar të jetë ai njeriu me të cilin rebelët do të përpiqen të realizojnë dy qëllimet e tyre të para: nga njëra anë, t’i tregojnë Perëndimit se ata vetë nuk kanë ndërmend të krijojnë një ISIS të ri islamik dhe tjetra, për të dërguar një mesazh të qartë për miliona sirianë që të kthehen në vendlindje.
Të dyja këto përpjekje do të jenë jashtëzakonisht të vështira, por nëse dikush mund të japë rezultate, në Siri të gjithë besojnë se ai është Bashir.
Kryeministri i sapoemëruar ka njoftuar pak orë më parë se është takuar me anëtarët e qeverisë kalimtare.
“Ne ftuam anëtarë nga qeveria e vjetër dhe disa drejtorë nga administrata në Idlib dhe zonat përreth me qëllim që të lehtësojmë të gjitha punët e nevojshme për dy muajt e ardhshëm derisa të kemi një sistem kushtetues për të qenë në gjendje t’i shërbejmë popullit sirian”, tha al-Bashir për Al Jazeera./A2cnn
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren